Veseli: Me Amerikën nuk prishemi për karrige

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se shumë pak kanë rëndësi çështjet e brendshme dhe karriget, sipas tij me rëndësi është shteti i Kosovës dhe partneriteti me SHBA-në.

“Pak ka rëndësi çështjet e brendshme edhe karriget nga e imja e më rend, me rendësi është se shteti është i shenjtë që ka sakrificën e këtyre heronjve të cilët kanë rënë në altarin e lirisë dhe mençuria jonë që ta mbajmë këtë partneritet me ata të cilët kemi arritur lirinë, pavarësinë“, u shpreh Veseli, derisa ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij.

I pyetur se nga takimi i sotëm që zhvilluan me ambasadorin amerikan Kossnet a ishte i nevrikosur ashtu siç po raportohet për media, Veseli u shpreh se i rëndësishëm është partneriteti me SHBA-në duke e ripërsëritur se në Kosovë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive dhe këmbim territoresh.

“Mitrovica do të jetë një, nuk do të ketë Kosovë me asociacion me kompetenca ekzekutive, nuk do të ketë këmbim të territoreve dhe do të ketë partneritet të përjetshëm SHBA me Kosovën. Nuk ka sovraniteti dhe mbrojte të territorit të Republikës së Kosovës pa politika të mençura euroatlantike, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimor, të jenë të sigurt që jemi duke punuar intensivisht, nuk do të heqë dorë për aq sa është i shenjtë sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.”, tha Veseli.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi