Veseli lumtur që Kuvendi i Kosovës i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se është shumë i lumtur që Parlamenti i dha sot drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. Veseli ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se ky Tribunal është i domosdoshëm.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi