Veseli: Kosova është e vendosur që të hyjë në BE

Ka filluar mbledhja e pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-Kosovë, nën kryesimin e përbashkët të Memli Krasniqit, kryetar i delegacionit të Kosovës dhe Tonino Picula, kryetar i delegacionit të PE-së.

Më këte rast Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli falendëroj antarët e Parlamentit Evropian që kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ky takim i radhës që po mbahet mes dy komisioneve tona bëhet në atmosferën shumë pozitive të krijuar pas përgjigjes pozitive që ka marr Kosova nga Parlamenti Europian për liberalizim të vizave. Ju falënderoj për pjesëmarrjen në votim dhe votës pro për vizat e Kosovës. Ne u jemi shumë mirënjohës!”, tha Veseli.

Ai po ashtu kërkoi punë të pandashme nga institucionet e vendit duke kërkuar edhe më shumë përkushtim drejt integrimit në BE.

“Është hapi i parë dhe Kosova është e vendosur që të hyjë në BE dhe nuk mendojmë asnjë përcaktim tjetër.Jemi të vetëdijshëm se ky fakt nuk është i mjaftushëm sepse na duhet puna e pandashme drejt integrimeve evropiane.Nuk kemi kohë për të humbur duke arsyetuar vonesat tona, prandaj duhet përkushtim më të madhë nga institucionet tona, pa marrë parasyshë përkushtimin tonë deri më tani”, ka thënë Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi