Veseli kërkon nga Qeveria mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se Kosova duhet të marrë vendim sa më të shpejtë për mbylljen e tyre të përkohshme, pse jo edhe të tërësishme siç po veprojnë edhe vende të tjera, raporton Kosova Post.

Sipas tij, nuk do të lejohet që Kosova të jetë  qendër e krimit të organizuar, qendra e Kazinove dhe as veprimtarive të paligjshme, aq me tepër kur në shumicën e vendeve edhe po mbyllen.

“Fati i qytetarëve tanë nuk është kazino por është zhvillimi ekonomik. Lojërat e fatit duhet të dalin jashtë qendrave te banuara për mos të thëne të mbyllen derisa të rregullohen me ligj” tha Veseli.

Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se rezoluta që do të miratohet sot në Kuvend për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria, ndërsa ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të zbatimit të ligjit ti ndërmarrin të gjitha masat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi