Veseli e pranon: I kemi borxh rinisë së Kosovës

Ka filluar  takimi ku po bëhet promovimi i Programit Nacional dhe Rajonal për Rininë, në të cilën po marrin pjesë kryeministri i Republikës se Kosovës dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Më këtë rast Veseli tha se rinia e Kosovës është më e izoluara në BE dhe se i jemi shumë borxh rinisë së Kosovës  për mos përgaditjen në  tregun e  punës.

“Rinia jonë është duke u ballafaquar me sifida aktualisht, qoftë në fusha të ndryshme. Është rinia me e izoluar në BE, po presim se si do të reflektoj BE nga ky thesar a do ta konsideroj ende krenari e cila do të jetë e izoluar edhe pas 10 vitesh që për ne është turp dhe racizëm. Rinsë së Kosovës i kemi mbetur borxh në pergaditjen e tregut të punës, më hapin e kryeministrit të promovimit të rinisë është një hap për integrimin e rinisë”, tha Veseli duke shtuar më tutje se rinia e Kosovës duhet të jetë e durueshme dhe se Qeveria e Kosovës do të jetë në mbrojtje të tyre.

“Qeveria e Kosovës mendon për ta dhe i përkrah ata, ata duhet të jenë të durueshëm në sfidat që po ndodhen aktualisht, sepse nuk kemi nevojë të jemi inferior ndaj asnjë subjekti”, tha Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi