Verifikimi i dëmeve në Vlorë, debate për kompensimin e 2015

“Nuk do të doja që këto ndihma të shpërndahen te kushërinjtë, te miqtë, te kryetarë e te nënkryetarë, etj por tek ata që kanë nevojë”, ka thën kreu i bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Por në Novoselë nuk është hera e parë që përmbyten, ndaj pavarësisht deklaratave, takimi me kryetarin e bashkisë për verifikimin e dëmeve nuk kaloi pa tensione.
Banorët kanë shprehur pakënaqësi për administratorin e njësisë administrative të Novoselës që sipas tyre ka abuzuar me ndihmat ne vitin 2015.

“Këto histori që unë që jam në kat të 4-rt s’mora e mori ai s’dua t’i dëgjoj më kurrë….grupet e punës kanë përpiluar lista. Për probleme do flisni me kryetarin e fshatit. Brenda 15 ditëve qarku bën verifikimin e përcaktohen faturat dhe shihet dëmshpërblimi. Ndihme të marri ai që është dëmtuar më shumë. Ata qe u është përmbytur shtëpia”, tha Leli.

Pavarësisht premtimit se këtë vit grupet po punojnë të shoqëruar nga këshilltarët bashkiakë që të shmangin abuzimet, banorët i kërkuan kryetarit të bashkisë, që ata të mos procedojnë në mënyrë selektive dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare për daljen e lumit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi