Venezuelë, presidenti aktual Maduro sërish kandidat për president

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale në vend.

Në deklaratën e bërë pas vendimit të Asamblesë Kushtetuese për mbajtje të zgjedhjeve presidenciale më së voni më 30 prill, Maduro tha se në kongresin e Partisë Socialiste në pushtet që do të mbahet më 4 shkurt, do të merren vesh për kandidim me një kandidat dhe në rast të zgjedhjes, “me kënaqësi” do të garojë kundër opozitarëve.

Ai kërkoi nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor përcaktimin e një date më të përshtatshme dhe më të afërt për zgjedhjet, dhe shtoi: “Duhet të gjejnë datën më të afërt. Duhet të heqin këtë nga rruga e jonë që të nisim një revolucion të madh. Po të më ngelej mua, do i bëja zgjedhjet të dielën e ardhshme.”

“Ne, në mënyrë që populli të japë verdiktin e vet, i presim ata (opozitën) në zgjedhjet presidenciale”, tha Maduro duke theksuar që në zgjedhje do të shkohet me ose pa opozitën.

– Reagime nga Grupi Lima për zgjedhjet e parakohshme

Grupi Lima, i cili u krijua vitin e kaluar nga disa vende të Amerikës Latine me synimin e “risjelljes së demokracisë” në Venezuelë, reagoi ndaj vendimit për zgjedhje të parakohshme.

Në njoftimin me shkrim nga ministrat e jashtëm të 14 vendeve të Amerikës Latine, të cilët morën pjesë në një mbledhje në Kili, bëhet e ditur se realizimi i zgjedhjeve të parakohshme është në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe se vendimi nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në njoftim thuhet se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në kushtet momentale, nuk do të jetë i besueshëm. Meksika, si reagim ndaj vendimit për zgjedhje të parakohshme në Venezuelë, njoftoi që e tërheq mbështetjen për bisedimet mes qeverisë së Venezuelas dhe opozitës në Republikën Dominikane.

Në Venezuelë, edhe përkundër kundërshtimit të opozitës dhe bashkësisë ndërkombëtare, më 30 korrik u mbajtën zgjedhje parlamentare për të përcaktuar përfaqësuesit në kuvend. Bashkësia ndërkombëtare dhe opozita, thanë që nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve në fjalë.

Maduro, nën udhëheqjen e aleatëve më të afërt, rriti kompetencat e Asamblesë Kushtetuese duke zvogëluar në këtë mënyrë kompetencat e Kuvendit Kombëtar, shumicë në të cilin janë opozita. Në përgjithësi, zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, mbahen në fund të vitit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi