Venezuelë, diplomatët e Brazilit dhe Kanadasë shpallen “persona të padëshiruar”

Diplomatë të Brazilit dhe Kanadasë janë shpallur “persona të padëshiruar” në Venezuelë.

Kryetarja e Kuvendit kushtetues të këtij vendi, Delcy Rodriguez, njoftoi se ambasadori i Brazilit në Karacas, Ruy Pereira dhe i ngarkuari me detyrë i Kanadasë, Craig Kowalik janë shpallur “persona të padëshiruar” me arsye se janë përzierë në punët e brendshme të Venezuelës.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Brazilit përmes llogarisë së Twitter-it, është theksuar se Brazili do t’i kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë këtij qëndrimi të Venezuelës.

Zyrtarët e Brazilit theksuan se vendimi në fjalë është tregues i natyrës autoritare të qeverisë së Nicolas Maduro. Ndërsa zyrtarët e Kanadasë u shprehën se vendimi nuk do të ndikojë në zvogëlimin e presionit ndaj qeverisë së Maduros.

Qeveria kanadeze në muajin shtator kishte njoftuar se janë ngrirë të gjitha asetet e 40 shtetasve të Venezuelës duke përfshirë edhe presidentit Nicolas Maduro, dhe u ishte ndaluar kanadezëve që të bëjnë tregti me këto persona./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi