Vendimi shtetëror bëhet shkak i lindjes së një konflikti për ullinjtë

Kishte mbjellë ullinj në tokën shtetërore që kishte zaptuar. Shteti vendos që këtë tokë t’ja japë me qira dikujt tjetër 2 vite më vonë, duke u bërë shkak në lindjen e një konflikti.

Policia e Komisariatit të Cërrikut njoftoi se ka dorëzuar në Prokurori dosjen në ngarkim të një 39-vjeçari, banues në fshatin Marinëz të Bashkisë së Belshit.

39-vjeçari me inicialet B.K., akuzohet se i ka dëmtuar shtetasit me inicialet V.I., 44 vjeç, banues në Shirgjan të Bashkisë së Elbasanit, 100 rrënjë ullinj që ai i kishte mbjellë në vitin 2010 në pronën shtetërore të zaptuar në fshatin Marinëz.

Dy vite pasi V.I., kishte mbjellë ullinjtë B.K., ka marrë me kontratë qiraje nga shteti këtë pronë dhe ka kërkuar që ta marrë në përdorim atë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi