Vendimi për Spahinë, Noka: Gjyq politik, Rama nuk na frikëson

Ish-deputeti Flamur Noka ka folur pas seancës në gjykatën e Shkodrës, ku u vendos “arrest shtëpie” për ish-deputetin Bardh Spahia. Jashtë gjykatës, Noka e cilësoi gjyqin politik dhe tha se është pjesë e provokimit që Edi Rama i bën aleancës për mbrojtjen e demokracisë. Ai tha se Rama nuk mund ta frikësojë opozitën dhe demokracinë dhe se 30 nuk është datë zgjedhjesh.

“Gjyq politik. Është pjesë e provokimit që Edi Rama dhe banda në pushtet i bën aleancës për mbrojtjen e demokracisë. Ishte aty thjesht për të qetësuar situatën.

U lanë në burg 2 policë bashkiakë që ishin në krye të detyrës për të mbrojtur dekretin e Presidentit të Republikës dhe ligjin, e për të liruar një ambient të uzurpuar nga bandat. Asgjë nuk na ndal, asgjë nuk na tremb për të mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë. Edi Rama ta harrojë se mund të frikësojë opozitën dhe qytetarët. Data 30 nuk është datë zgjedhjesh. Rama mund të bëjë zgjedhje në partinë e tij por jo në Shqipëri. Edi Rama ta harrojë datën 30. Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira pa Edi Ramën, Shqipëria do të ketë shumë shpejt zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Noka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi