Vendimi për rritjen e pagave, Haxhiu: Jam e bindur se do të shfuqizohet

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu iu ka drejtuar ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit se ai e ka çuar dorën lart për t’ia rritur pagën vetes.

“Ju keni qu doren për me ia rritë pagën vetes, dhe si ministër i drejtësisë nuk keni bërë thirrje për mos rritje të pagave dhe besoj se nuk ka nevojë për hipokrizi”, ka thënë Haxhiu pasi Tahiri propozi projektligjin për konflikt interesi para Kuvendit.

Tutje Haxhiu tha se ‘unë jam e bindur se ai vendim do të shfuqizohet dhe secili prej juve që e keni qu doren lartë, do të penalizoheni.’’

Ajo tha se VV nuk do ta përkrahë këtë projektligj dhe se do të abstenojë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi