Vendet e QUINT-it ftojnë urgjentisht në takim ekipin shtetëror negociator, ja se çfarë do të diskutohet

Pas pak në kuvendin e Kosovës do të mblidhen në një takim ekipi i delegacionit shtetëror të Kosovës dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, raporton Kosova Post. Takimi pritet të filloj ne ora 11.30 në Kuvendin e Kosovës

Tani për tani, nuk janë dhënë detaje të hollësishme, mirëpo, jo zyrtarisht mësohet se ngrirja e procesit të bisedimeve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë si rezultat i taksës ndaj produkteve serbe, do të jetë një prej temave kryesore.

Partnerët në Qeveri, AAK dhe PDK, tashmë kanë qëndrime të kundërta sa i përket taksës. Në heqjen e së cilës po insiston edhe Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Derisa kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë kërkuar pezullimin e përkohshëm të taksës që t’i hapet rrugë dialogut, kryeministri Ramush Haradinaj është shfaqur i prerë duke mos lëvizur nga ky qëndrim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi