Vendet e D-8-tës do të bëjnë tregti me kartelën e përbashkët “D8P Card”

Bazuar në idenë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të përdorur valutat vendase në tregtinë midis vendeve anëtare, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik D-8 është duke e zhvilluar kartelën pagesore D8P Card, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Dato Ku Jaafar Ku Shaari.

Shaari, i cili erdhi në Stamboll në kuadër të një ceremonie për nënshkrimin e një protokoli bashkëpunimi me AA, tha se që nga themelimi në vitin 1997, D-8 ka realizuar shumë projekte të synuara përgjatë 20 viteve.

Organizata D-8 i filloi aktivitetet më 15 qershor të vitit 1997, pasi kryeministri i atëhershëm turk, Necmettin Erbakan, propozoi krijimin e një grupi ekonomik të përbërë nga tetë ekonomitë në zhvillim nga bota muslimane, Bangladeshi, Egjipti, Indonezia, Irani, Malajzia, Nigeria, Pakistani dhe Turqia.

Shaari tha se vendet anëtare të organizatës kanë bashkëpunuar veçanërisht në gjashtë çështje të rëndësishme.

“Kemi bërë shumë mbledhje dhe kemi realizuar punë shumë të suksesshme në nivel ministrash të shteteve anëtare, siç janë industria e tregtisë, bujqësia, siguria ushqimore, transporti, energjia dhe turizmi. Ende ka çështje të cilat duhet t’i realizojmë”, theksoi Shaari.

“Në vitin 2019, vendet anëtare synojnë një bashkëpunim serioz në sektorin e energjisë në veçanti. Janë duke vazhduar punimet për shpërndarjen dhe përçimin e burimeve të energjisë në vendet anëtare”, shtoi ai.

Shaari tha se në plan gjenden edhe aktivitete të shumta në fushën e aviacionit civil dhe tranportit detar.

“Turizmi është një nga fushat me potencial për të cilën kemi planifikuar të punojmë. Shpresojmë që në vitin 2019 t’i mbledhim frutat e Marrëveshjes se Tregtisë Preferenciale të cilën e kemi nënshkruar. Gjithashtu, ne duam vazhdimin e këtyre aktiviteteve tregtare preferenciale me marrëveshjen e doganave të arritur mes vendeve anëtare”, theksoi Shaari.

– Kartela D8P Card

Ndërkaq, duke folur për kartelën e përbashkët pagesore midis vendeve anëtare, Shaari tha se pas shpalosjes së idesë nga ana e presidentit turk Erdogan, një firmë nga Malajzia është duke punuar në lidhje me kartelën D8P Card.

“Një firmë nga Malajzia ka bërë ofertë për krijimin e një karte me emrin D8P Card, e cila është zhvilluar nga ideja e presidentit Erdogan për tregti me valuta vendase midis shteteve anëtare. Përmes kësaj kartele, të gjitha vendet anëtare do të kenë mundësinë e pagesës me valuta vendase në çdo tregti dhe këmbim tjetër në mes vete”, tha Shaari.

Së shpejti, shtoi ai, të gjitha bankat qendrore të vendeve anëtare do të takohen për ta përfunduar këtë projekt.

“Jam i lumtur që thuajse të gjithë e pëlqyen këtë ide dhe e përvetësuan”, tha Shaari.

Ai tha se në saje të kartelës, shtetasit e të gjitha vendeve anëtare do të mund ta përdorin atë në çdo tregti dhe shitblerje gjatë vizitave.

“Pas një kohe, kjo kartelë do të jetë sikur master card apo visa card”, shtoi Shaari.

– “Falënderojmë Turqinë për besimin”

Sekretari i Përgjithshëm Shaari tha se Erdogan nuk ka qenë lider vetëm i Turqisë, por në të njëjtën kohë ka qenë shumë efektiv edhe në vende të tjera, dhe nënvizoi se presidenti turk është një përfitim i madh për vendet anëtare të D-8-tës.

“E falënderojmë Erdoganin dhe Turqinë për të gjitha punimet dhe mbështetjen dhe kontributin e ofruar për ne”, tha Shaari.

“Me të vërtetë, Erdogan ka një vizion shumë të fuqishëm. Për shembull, ideja për përdorimin e valutave vendase është e tij. Duke e shfrytëzuar këtë ide, ne do të bëjmë shumë punë. Në veçanti, falënderoj qeverinë e Turqisë…Dhe jo vetëm qeverinë, por falënderoj edhe popullin turk për besimin dhe mbështetjen e dhënë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i D-8-tës, Dato Ku Jaafar Ku Shaari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi