Vëllimi tregtar mes Rusisë dhe BE-së mbi 70 miliardë dollarë

Vëllimi tregtar mes Rusisë dhe Bashkimit Europian (BE), në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me atë të vitit 2017, është rritur për 21.2 për qind duke arritur në 70.8 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Federal i Doganave të Rusisë (FTS), eksportet e Rusisë në BE, në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me atë të vitit të kaluar janë rritur për 19.8 për qind duke arritur në 49.9 miliardë dollarë.

Ndërsa importet e Rusisë nga BE-ja në të njëjtën periudhë kanë shënuar rritje prej 24.6 për qind duke arritur në 20.9 miliardë dollarë. Vëllimi tregtar mes Rusisë dhe BE-së është rritur për 21.2 për qind duke arritur në 70.8 miliardë dollarë.

Përqindja e BE-së në vëllimin tregtar të Rusisë ka zbritur prej 45.3 për qind në 44.9 për qind.

Pasi që Krimea ishte aneksuar nga Rusia dhe ngjarjeve në lindjen e Ukrainës, BE-ja në vitin 2014 kishte filluar të zbatojë sanksione ekonomike ndaj Rusisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi