Veliaj i uron shqiptarëve Ditën e Çlirimit: Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar në këtë ditë të shënuar për vendin, 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, të gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut duke bërë që vendi ynë të jetë i vetmi në Europën Lindore që çlirohet me forcat e veta.

“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut Mirënjohje veteraneve e familjareve te atyre qe dhanë jetën për liri, ne te vetmin vend të Europës Lindore qe u çlirua me forcat e veta – pa marshimin e trupave sovjetike në tokën tonë”, ka uruar Veliaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi