Vdes një grua në QKUK, sqarohen shkaqet

Një grua e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka humbur jetën para 2 ditësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas informatave bëhet fjalë për viktimën e fshatit Prelez të Muhaxhirëve në Ferizaj, shkruan Kp.

E njëjta më 05 qershor në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në shtëpinë e saj dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi