Vdekjet në vendet e punës dhe heshtja e institucioneve të Kosovës

Edhe dy viktima iu shtuan listës së zezë të njerëzve që humbën jetën në vendin e punës. Askush nuk dha llogari për ta, as edhe një zyrtar nuk u shkarkua, asnjëri nuk dha madje as dorëheqje morale, informacioni thjeshtë u përtyp në kuadër të kronikave të zakonshme të lajmeve ditore dhe asgjë më shumë. Dy të tretat e popullsisë në Kosovë, konsiderohen të jenë shtresë që e plotësojnë kriterin e moshës së punës. Pra ata u përkasin moshave ndërmjet pesëmbëdhjetë (15) deri në gjashtëdhjetekatër (64) vjeç. Ndërkohë që sektori që ofron më së shumti mundësi punësimi, është ai i ndërtimtarisë. Por numri i lartë i viktimave në vendet e tyre punës, flet për një mungesë të theksuar të sigurisë që e karakterizon këtë sektor, mungesë kjo për të cilën dikush do të duhej të jepte llogari – shkruan Gazeta e Re.
Afro njëqind punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në këto pesë vitet e fundit. Dhjetëra të tillë vetëm brenda këtyre pak muajve të këtij viti. Një shtatëmbëdhjetë vjeçar (17) dhe një shtatëdhjetenjë (71) vjeçar, janë viktimat e fundit të cilët iu shtuan listës së gjatë e të zezë. Ndërsa institucionet vendore, për çudi, vazhdojnë të heshtin.

Shkalla e punësimit sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e parë të këtij viti është vetëm 28.8%. Ndërsa ndër sektorët ku të rinjtë më së shpeshti gjejnë mundësi punësimi, radhitet edhe ai i ndërtimtarisë. Por ndërtimtaria, del me qenë, fushëbetejë e vërtetë. Të gjitha viktimat, pothuajse, vijnë nga kjo anë.

Kumti për vdekjet e fundit, u shoqërua nga reagime të zbehta. Vetëm në rrjetet sociale, qytetarët e revoltuar, kritikuan ashpër institucionet relevante, në veçanti duke zbrazur mllefin edhe ndaj zyrtarëve më të lartë. Artisti i njohur Kushtrim B. Mehmeti, i njohur për performancat e tij artistike me karakter kritikë ndaj institucioneve, ka kohë që solidarizohet me familjet e viktimave. Ai madje ka bërë thirrje disa herë për të protestuar, duke marr për shkak humbjet e njëpasnjëshme të jetëve të punëtorëve të ndërtimtarisë, në vendet e punës. I kontaktuar nga Gazeta e Re, ai ka shprehur revoltën e tij për këtë heshtje të tmerrshme që po i karakterizon institucionet.

<<…është një tren që po tërheq tani 92 vagonë për 5 vite. Sa i përket qasjes së zyrtarëve, ata nuk po marrin mundin as keqardhje të shprehin dhe kjo po ndikon më së shumti në humbjen e shpresës se familjarëve që të kërkojnë drejtësi. Zyrtarët vetëm po heshtin!>>

Ai këtë heshtje po e ndërlidhë me faktin që prapa këtyre ndërtimeve, qëndrojnë “bossët” e mëdhenj, të cilët, në një mënyrë a në një tjetër, kanë lidhje me zyrtarët e lartë të shtetit, prandaj edhe arrijnë të heshtin çdo gjë.

I pyetur nëse thirrjet e tij virtuale, kanë ndikuar sadopak në zgjimin e ndërgjegjes së opinionit publik ai tha se:

<>

Mehmeti mendon që ka nevojë për një mbështetje më të madhe, meqë qëllimi i tij nuk është realizuar ende. Por ai, megjithatë, ka shpresë:

<>.

Koalicioni për Barazi Sociale, para disa muajsh reagoi pas një rasti të tillë, ku një njëzetenëntë vjeçar (29) humbi jetën në vendin e punës, duke kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryekuvendari Kadri Veseli dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ndërmarrin diçka në lidhje me këtë dukuri, por duket që ndërgjegjja e fjetur e zyrtarëve të përmendur, nuk është trazuar aspak. Heshtja e institucioneve, tingëllon si një vrasje për së dyti e të gjitha viktimave të rëna në vendet e punës./ImerTopanica/Gazetaere.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi