Vazhdon ndërtimi i murit te Ura e Ibrit (Video)

Kanë vazhduar edhe sot punimet në ndërtimin e murit në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Muri që vendoset në rrugën Kolashinska afër sheshit Kral Petar.

Muri pritet të jetë i gjatë 37.5 metra, ndërsa lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 deri në 70 centimetra.

Në mes të dy mureve të betonit do të krijohet hapësirë prej rreth 50 centimetra e cila do të shërbejë për mbjelljen e luleve.

Po ashtu në një perimetër prej 9 metrash nuk do të ketë mur, por do të vendosen shtylla lëvizëse që në rast nevoje të mundësojnë qarkullimin e automjeteve me emergjencë.

Një pjesë e këtij muri është betonuar të shtunën, pjesa tjetër po vazhdon sot, ndërsa përfundimi i komplet murit me beton do të realizohet ditën e nesërme.

Punimet në ndërtimin e këtij muri, apo siç e quajnë banorët në veri “shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve”, është duke i kryer Kompania “Rad” nga Zveçani, pronar i së cilës është Rade Steviq, transmeton klan kosova. Revitalizimi i urës së Ibrit financohet nga BE, ndërsa punimet në sheshin Kral Petar në veri, pjesë e së cilës është edhe muri, financohet nga komuna e Mitrovicës Veriore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi