Vazhdojnë temperaturat e ulëta ekstreme në Kanada

Në Kanada, e cila kohën e fundit përballet me temperatura të ulëta ekstreme, edhe një person ka humbur jetën si pasojë e ngrirjes, transmeton Kosova Post.

Në qytetin Hamillton në krahinën Ontario, një person i moshës 77-vjeçare është gjetur i vdekur në një kanal.

Policia njoftoi se personi në fjalë ka rënë në kanal dhe më vonë ka ndërruar jetë si pasojë e ngrirjes. Rikujtojmë se autoritetet kanadeze të mërkurën njoftuan se një person kishte vdekur si pasojë e ngrirjes.

Në disa pjesë të Kanadasë temperaturat arrijnë madje deri në minus 44 gradë. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët se pa nevojë të madhe mos të dalin nga shtëpitë.

Pritet që temperaturat e ulëta të zgjasin deri në fund të javës./AA/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi