Vazhdojnë protestat e “jelekëve të verdhë” në Francë

Policia franceze sot njoftoi se një nga demonstruesit e lëvizjes “jelekët e verdhë” ka marrë lëndime në dorë, ndërsa dhjetë të tjerë janë arrestuar gjatë trazirave në protestat e sotme në Paris, që mbahen në fundjavën e 13-të me radhë.

Nga policia theksuan se protestuesit të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, i është dhënë ndihmë në vendin e ngjarjes nga ndihma e shpejtë. Më tej thuhet se dhjetë demonstrues janë arrestuar, meqë janë përleshur me pjesëtarët e forcave të sigurisë afër bulevardit Champs-Elysees dhe Kuvendit nacional.

Policia para Kuvendit nacional përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët u përgjigjën me hedhjen e gjësendeve të ndryshme.

Protestuesit kaluan ndërtesën e Kuvendit nacional, ndërsa protestat e sotme planifikohen të përfundojnë pranë Kullës Eiffel.

Aktivistët e “jelekëve të verdhë”, të cilët tre muajt e kaluar arritën të nxjerrin në rrugë qindra mijëra persona, tani insistojnë të arrijnë sukses zgjedhor. Megjithatë, lëvizja politikisht është e ndarë dhe nuk ka lider qartë të caktuar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që është objektivi kryesor i protestuesve, duket se dalëngadalë po kthen mbështetjen e popullit, ndërsa përmes kësaj tenton të shuaj aktivitetin e “jelekëve të verdhë” me debatin politik që filloi kohët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi