Vasili shpërthen ndaj Veliajt: Iu vodhi festën qytetarëve

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për shtyrjen e festimeve për 14 marsin për shkak të motit të keq.

Vasili shkruan se i pabesi dhe i pashpresi i vodhi Tiranës festën e verës dhe qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë.

“I pabesi dhe i pashpresi, që i vodhi Tiranës festën e Verës!!
Tirana ka njohur edhe pushtues, edhe ordinerë, edhe të pavlerë, edhe të pashpresë, edhe të pabesë, por të tillë që t’i grabiste edhe festën Tirana s’kishte parë kurrë.
Shiu imagjinar i lagu trutë të pabesit dhe të pashpresit.

Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me të cilën i pashpresi dhe i pabesi lëpin qeverinë e drogës dhe të krimineleve.
Një i tillë i pabesë dhe i pashpresë, që shet kryeqytetin dhe vendos t’u vjedhë edhe festat qytetarëve të Tiranës nuk u duhet hiç atyre.
I pabesi dhe i pashpresi i tradhtoi qytetarët e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike që mund t’i mashtrojë dot ata.
Qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë të pabesin dhe të pashpresin, që guxoi t’u vidhte dhe t’u shiste edhe festat”, shkruan Vasili.

Vasili Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi