Vasili: Ramës i ka vdekur qeveria, shqiptarët janë pa drejtim

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook pas fjalës së kryeministrit Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së. “Kryeministrit i ka vdekur qeveria, dhe ka zgjedhur të jetë armik i të varfërve”, thotë ai.

“Kryeministrit i ka vdekur perfundimisht qeverisja. Taksat feudale kane rikthyer skamjen e fundviteve 90′, qe i beri shqiptaret tu hipin anijeve e te ikin nga Shqiperia. Varferia qe mbolli ky armik i betuar shqiptareve riktheu pas 27 vjetesh emigracionin e mijra shqiptareve nga femijet deri tek te moshuarit. Ky kryeminister e beri Shqiperine duke filluar nga Tirana, vendin me te pasigurte dhe ku krimi i organizuar dhe trafikantet sundojne vendin dhe kryeministrin”, shkruan Vasili, duke thënë se shqiptarët janë pa drejtim.
 
Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi