Vasili: Po të jetë në dorë të Ramës, nuk do të kishim Shqipëri fare

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se fat i madh për shqiptarët është se jo çdo gjë është në dorë të Ramës, pasi në të kundërt nuk do të kishim Shqipëri fare.

Përballë moderatorit Alen Xhelili, Vasili deklaroi se sot Rama qeveris i vetëm falë parave të drogës.

‘Droga suksesi më i madh i qeverisë dhe kjo ishte arsyeja sepse ai morri timonin i vetëm. Kjo drogë dhe kjo varfëri ekstreme, bëri që Rama me paratë e drogës i bleu votën dhe këtë nuk e thotë më opozita. Por e lexoni edhe në raportin e BE, sipas të cilit 20 % e votave u blenë Kjo nuk ishte një tepsi e pastër, por tepsi me lloj lloj qelbësirash brenda. Kemi sot një kryeministër që nuk shkon të shikojë se çfarë bëhet 4 minuta larg Tiranës, dhe poston në FB foto sikur asgjë nuk ka ndodhur’, u shpreh Vasili./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi