Vasili: Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës, shteti ka dalë nga shinat

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku i bëri thirrje njerëzve të marshojnë drejt Tiranës në protestat e paralajmëruara në fillim të vitit 2018.

“Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës, shteti ka dalë nga shinat. Kryeministri nuk e ka problem të vendëse edhe njerëz me rekorde kriminale. Kemi një shtet klasor. Ky aksion do të vijojë, do të ketë bashkëpunim edhe me PD. Jo vetëm kaq, por edhe koordinimi me të gjithë qytetarët”, tha Vasili.

Sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurores së Përkohshme, Vasili e cilësoi si të rrëmbyer nga 69 deputetë të mazhorancës.

“Kemi një kryeprokuror të rrëmbyer nga 69 deputetë të mazhorancës. U zgjodh në kohën kur duhet të funksiononte reforma në drejtësi”, tha Vasili./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi