Vasili: Kryeministri një i vdekur që ecën dhe anonimet në qeveri

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama si dhe mos dekretimin nga presidenti Ilir Meta të Gent Cakajt si ministër të jashtëm. Vasili thotë mbushja e qeverisë me ministra anonimë është fatura te rënda, që bien mbi kurrizin e të gjithëve

“Anonimet injorante mund te bëjnë çmenduria per mafien qeveritare me alibine se këta te shkretet jane fillestare dhe po mësojnë qeverisjen, te cilën pasi ta mësojnë mire nuk do te gabojnë me”- thotë Vasili.

Statusi i plotë:

Kryeministri nje i VDEKUR QE ECEN dhe anonimet ne qeveri !!!

Mbushja deri ne gryke e qeverise me anonime te lindur gjate shkembimeve te tarafeve financiare erotike e mediatike,ne korridore ku ndahen pazare te erreta kunder atdheut, ne restorante,ne paradhoma zyrash,ne festime te larmishme te çfrenuara ditlindjesh,ka prodhuar thjesht nje hicgje te madhe.

Kryeministri i cili sot eshte thjesht nje asgje, sepse ka vdekur e rene politikisht dhe moralisht, u perpoq te zgjidhte hallin me nje hicgje te madhe anonimesh, qe pervec perbetimit se mund te bejne cdo cmenduri,qe ai do t’ju kerkoje nuk ofrojne dot asgje tjeter.

Anonimet injorante mund te bejne cmendurira per mafian qeveritare me alibine se keta te shkretet jane fillestare dhe po mesojne qeverisjen,te cilen pasi ta mesojne mire nuk do te gabojne me.

Keto cmendurira jane fatura te renda,qe bien mbi kurrizin e te gjitheve nderkohe qe kryeministri asgje fiton para’ dhe demton deri ne palce vendin dhe interesat e tij.

Alibia e papergjegjshmerise se anonimeve nga kryeministri,eshte nje nga zgjidhjet politike me te zeza qe Shqiperia ka pare.

Sot anonimet duhen trajtuar me rrepte se cdo subjekt tjeter politik sepse jane vetofruar te bejne kamikaxin,por me sigurine se do te dalin pa asnje dem nga faji i kryer.

Ata dhe kryeministri s’kane asnje dallim nga njeri tjetri.

Pikerisht anonimi ne krye te ministrise se brendeshme qe rreh studentet ben idiiotin naiv kur duhet te jape llogari per rrembimet e njerezve dhe per goditjen e grupeve kriminale.

Kryeministri asgje sot pervec se zvarritet si nje i VDEKUR QE ECEN nuk ben asgje tjeter.

Korrupsionin e cmendur,kriminalizimin e qeverisjes dhe injorancen vulgare ne karrigen e tij,kryeministri nuk e shpeton dot as me anonime ne qeveri dhe as me cdo lloj bastuni me gunga ne media.

I VDEKURI QE ECEN ka tashme nje vend te garantuar ne varrezat politike,thjesht ky eshte nje funeral i vonuar….

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi