“Ushtria turke po ndjek nga afër tërheqjen e terroristëve nga zona e sigurt”

Forcat e Armatosura Turke (TSK) po ndjekin nga afër procesin e largimit të terroristëve të PKK/YPG-së nga zona e sigurt në veri të Sirisë brenda afatit prej 120 orësh në kuadër të marrëveshjes së arritur disa ditë më parë midis Turqisë dhe SHBA-së, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të internetit, ministria turke tha se në kuadër të marrëveshjes së arritur më 17 tetor, deri më tani nuk është bërë asnjë pengesë dhe se procesi i largimit nga zona po bëhet në koordinim me palën amerikane.

Në deklaratë thuhet se një autokolonë prej rreth 55 autmojetesh ka hyrë në Ras-al-Ayn, kurse një tjetër me 86 automjete ka dalë në drejtim të qytezëz Tal Tamir.

Megjithatë, ministria potencoi se përkundër marrëveshjes me SHBA-në, terroristët e PKK/YPG-së kanë kryer 22 shkelje deri më tani, duke shtuar se në lidhje me çështjen është duke vazhduar një koordinim i afërt me zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Ndërkaq, më 17 tetor, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Në bisedimet e së enjtes, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Real Madrid kampion bote për herë të dytë

Real Madrid ka fituar Kupën e Botës për Klube për herën e dytë radhazi. Të besuarit e Zinedine Zidane mposhtën 1-0 në finale skuadrën...

“Franca duhet të ndalojë mbështetjen për Haftarin në Libi”

Turqia të mërkurën i kërkoi Francës të ndalojë mbështetjen për komandantin renegat të Libisë, Khalifa Haftar.

Gruaja vdiq pas lindjes, familjarët protestë me foshnjën në gjykatë

Është shoqëruar me protesta dhe tensione, seanca gjyqësore e dy mjekëve në Elbasan të arrestuar si përgjegjës për vdekjen e 25 vjeçares pas lindjes. Familjarët...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...