Ushtria turke neutralizon 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar gjashtë terroristë në rajonet Haftanin dhe Gara në veri të Irakut në koordinim me operacionin antiterrorist “Kthetra” që filloi në muajin maj, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Terroristët e PKK-së janë neutralizuar në kuadër të një ofensive ajrore të avionëve turq, tha ministria në njoftimin e saj.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” në Hakurk të Irakut kundër organizatës terroriste PKK.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi