Ushtria izraelite shkatërron shtëpinë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka shkatërruar një shtëpi palestineze në afërsi të qytetit Jenin, që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shtëpia e shkatërruar i përkiste një familjeje palestineze, ku pretendohet se ka kryer një sulm në muajin e kaluar, në të cilin një kolon izraelit mbeti i vrarë. Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite detyroi anëtarët e familjes Muhammad Abu al-Rub, të cilët kishin jetuar në qytetin Qabatiya në periferi të Jenin-it, për të evakuar shtëpinë e tyre para se të rrëzohej nga një buldozer i blinduar.

Ushtria izraelite shkatërron shtëpitë e palestinezëve që dyshohen se kanë kryer sulme, bazuar në një ligj emergjent të lëshuar në vitin 1945 gjatë periudhës së mandatit britanik të Palestinës. Dëshmitarët theksuan se ka patur konfrontime të dhunshme ndërmjet banorëve lokalë dhe ushtrisë izraelite, gjatë së cilës kjo e fundit kishte përdorur edhe municione dhe gaz lotsjellës.

Mjekët në terren për AA bënë të ditur se një civil palestinez ishte plagosur nga një plumb gome dhe se dhjetëra të tjerë kishin pësuar asfiksi të përkohshme nga gazi lotsjellës, shumë prej të cilëve u transferuan në spitale.

Autoritetet izraelite akuzojnë Muhammad Abu al-Rub, i cili është arrestuar pa gjyq, për vrasjen e një koloni izraelit në qytetin Kafr Qasim në Izraelin qendror në fillim të muajit tetor./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi