Ushtria izraelite me avionë dhe tanke kryen sulme në Gaza

Ushtria izraelite të enjten në mbrëmje me avionë dhe tanke kreu sulme në Gaza.

Ushtria izraelite tha se ata kishin kryer sulme mbi dy objektiva, të cilat siç tha, i përkisnin “organizatave terroriste”.

Në deklaratë thuhet se sulmet pasuan si kundërpërgjigje ndaj tre sulmeve raketore nga zona e Gazës më herët të enjten.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas informacioneve të fundit, nuk kishte viktima në njerëz.

Sulmet ndodhën pak pas vendimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me të cilin njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Trump në një konferencë për media parmbrëmë tha se kishte ardhur koha që Jerusalemi të njihej zyrtarisht si kryeqytet i Izraelit.

Presidenti amerikan me këtë rast tha se kishte urdhëruar tashmë administratën amerikane të fillonte përgatitjet për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi