Ushtria izraelite arreston 27 palestinezë

Policia izraelite ka arrestuar 27 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se në bastisjet e kryera mbrëmë në Bregun Perëndimor janë arrestuar 27 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në aktivitete terroriste”.

Në deklaratë thuhet se të arrestuarit janë transferuar në institucione përkatëse për hetime.

Ushtria izraelite shpesh kryen bastisje në gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin e arrestimit të palestinezëve “të kërkuar”.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.000 palestinezë janë duke vuajtur aktualisht në burgjet izraelite./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi