Ushtria gjermane, para një vendimi për flokët e mjekrat e gjata

 

Qeveria gjermane njoftoi se do të miratojë ndryshime legjislative që do të lejojnë zbatimin e rregullave mbi gjatësinë e flokëve dhe mjekrën ushtarëve.

Anëtarët meshkuj të Bundeswehr-it mundet të mos lejohen që të mbajnë flokë të gjata dhe ushtria duhet të rishikojë udhëzimet e saj për të qenë më e qartë në këtë pikë, ku përfshihet gjithashtu edhe mjekra.

Qeveria gjermane njoftoi se do të miratojë ndryshime legjislative që do të lejojë zbatimin e rregullave mbi gjatësinë e flokëve dhe mjekrën ushtarëve.

“Sa më shpejt të jetë e mundur do të krijmë një bazë ligjore për rregullat mbi gjatësinë e flokëve dhe mjekrën te anëtarët e Bundeswehr-it”, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Sfondi këtij vendimi është një proces në Gjykatën Administrative gjermane në Leipzig, zhvilluar pas një ankesë të një anëtari të Bundesëehr-it i cili u ankua se punëdhënësi i tij nuk ia lejon mbajtjen e flokëve të gjata.

Padia u bazua në sundimin e parandalimit të diskriminimit, pasi ushtarët mund të mbajnë flokë të gjata.

Dispozita përcakton se ushtarët e Bundesëehr-it nuk mund të mbulojnë me flokë veshët dhe sytë, e nga pas floku nuk duhet të prekë jakën e veshjes. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi