Ushtria egjiptiane vret 11 militantë në Sinai

Të paktën 11 militantë janë vrarë në një operacion të forcave të armatosura egjiptiane në Gadishullin Sinai.

Agjencia egjiptiane e lajmeve MENA, sipas një burimi anonim, tha se forcat e armatosura sulmin e drejtuan në një “bazë terroriste” në një shtëpi të braktisur në Al-Arish, që ndodhet në zonën verilindore të Sinait.

“Në shkëmbimin e zjarrit, u vranë 11 militantë dhe u çaktivizuan dy pajisje shpërthyese”, raportoi MENA.

Që nga shkurti, ushtria egjiptiane ka kryer operacione të gjera kundër militantëve në Sinai, të cilët dyshohen se kanë kryer sulme kundër forcave të armatosura të Egjiptit.

Sipas të dhënave të publikuara nga ushtria, 37 ushtarë dhe 321 militantë janë vrarë që nga fillimi i operacioneve.

Gadishulli i Sinait është skena e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga vera e vitit 2013 dhe grusht shtetit ushtarak me të cilin u rrëzua presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi