Ushtria e Kosovës bëhet me aeroport

Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik.

Komisionet e të dyja ministrive pas vlerësimit dhe regjistrimit të pajisjeve brenda hapësirës të Aeroportit, kanë kompletuar dokumentacionin përkatës dhe përcjelljen e të gjitha proceduarave për dorëzim-pranimin e Aeroportit.

Nënshkrimin e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, në prezencën e të dyja komisioneve e bënë Filloreta Gashi, kryesuese e Komisionit të MZHE, dhe nënkoloneli Mentor Zejnullahu, drejtor i Logjistikës në Ministri të Mbrojtjes.

Kohë më parë, me vendim të Qeverisë së Kosovës, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes për marrjen në shfrytëzim, me kohë të pacaktuar, të Ndërmarrjes publike Aeroporti i Gjakovës për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga momenti i nënshkrimit të këtij procesverbali, respektivisht të pranim dorëzimit nga të dyja komisionet, NP Aeroporti i Gjakovës kalon në menaxhim dhe administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi