Ushtria amerikane kthehet në bazën në jug të qytetit Ain al-Arab

Ushtria amerikane e cila gjatë operacionit “Burimi i Paqes” kishte braktisur bazën në jug të qytetit Ain al-Arab në afërsi të kufirit Siri-Turqi, sërish ka hyrë në punimet e ndërtimit të bazës.

Rreth 50 automjete të blinduara të ushtrisë amerikane dhe shumë mauna me tabela të regjistrimit të Irakut kanë arritur në qytezën Sirrin në jug të Ain al-Arab nëpërmjet autostradës M4.

Automjetet arritën në rajonin ku ishte ish-baza dhe këtu u vendosën.

Ushtarët amerikanë filluan punimet për rindërtimin e bazës të cilën më parë e zbrazën dhe e shkatërruan.

AA dje kishte njoftuar se një numër i vogël i ushtarëve amerikanë kanë arritur në rajonin Sirrin.

SHBA kishte baza në Sirrin dhe përreth, në largësi prej 30 kilometra nga kufiri i Turqisë. Gjatë operacionit “Burimi i Paqes” SHBA i kishte zbrazur këto baza.

Ushtria amerikane sot gjithashtu sërish filloi patrullimet në zonën e naftës në verilindje të Sirisë, të cilat i kishte ndërprerë gjatë operacionit.

Operacioni “Burimi i Paqes”, i nisur më 9 tetor, synon të eliminojë elementet terroriste të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vulin paralajmëron, duan ta rrëzojnë Vuçiçin, të vijë një president tjetër e ta njohë Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha sot se “e vetmja mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën është që të rrëzohet presidenti Aleksandar Vuçiç...

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria të pandara duhet të vijojnë rrugën euroatlantike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar takimin e tij me homologun shqiptar Ilir Meta duke zbuluar dhe dy çështjet që u diskutuan. Thaçi thotë...

Maqedonia e Veriut, Shqiptarët, punëtorët më pak të paguar

Dy grupimet më të mëdha të sindikatave në vend, Bashkim i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë i Gëzim Kalasë dhe Konfederata e Sindikatave të...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...