Ushtarët izraelitë vrasin një fëmijë palestinez

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë gjatë protestave në Rripin e Gazës u vra një fëmijë palestinez 16 vjeç.

Shumë palestinezë u bashkuan në protestat paqësore nën moton “Marshimi i Madh i Kthimit”, që organizohen çdo javë në kufirin Izrael-Gazë, pavarësisht se ato ishin shtyrë për shkak të zhvillimeve të rrezikshme në fushën e sigurisë.  

Zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gazë, Eshref el-Kudra në deklaratën me shkrim bëri të ditur se ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj palestinezëve të mbledhur në jug të qytetit Han Junus, që ndodhet në Rripin e Gazës.

Ai tha si pasojë e ndërhyrjes ra dëshmor duke u qëlluar Fahd Muhammed Velid el-Estal (16 vjeç).

Në deklaratën e bërë më 27 nëntor nga Komiteti i Lartë Kombëtar për Thyerjen e Bllokadës dhe Marshimi i Kthimit të Madh, shkruhej: “Për shkak të zhvillimeve të rrezikshme në fushën e sigurisë dhe kërcënimeve gjithëpërfshirëse të Kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, janë shtyrë protestat e kësaj jave”.

Palestinezët, në lindje të Rripit të Gazës në kufirin me Izraelin, që nga 30 mars 2018 zhvillojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Madh i Kthimit”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Turqia mbështet marrëdhënie më të mira me Gjermaninë”

Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit turk, Volkan Bozkir, tha se Turqia do të ishte e kënaqur të promovojë marrëdhënie më...

Dy deputetët e partisë turke kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Mahir Jagcilar

Dy deputetë të partisë turke KDTP (Partia Demokratike Turke e Kosovës) Fikrim Damka dhe Myfera Shinik, kërkojnë që kryetari i partisë Mahir Jagcilar të...

1 milion euro do të ndahen nga buxheti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Kompleksi memorial “Adem Jashari”, është shndërruar në vendin më të vizituar në Kosovë. Miliona vizitorë e kanë prekur nga afër historinë e pashembullt të...

Së fundi

OBSH paralajmëron: Valë e dytë e koronavirusit

Derisa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën...

Kompania amerikane nis testimin e vaksinës kundër COVID-19

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe...

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...