• Home
  • BOTA
  • Ushtarët izraelitë ndërhyjnë ndaj protestuesve në Bregun Perëndimor
BOTA

Ushtarët izraelitë ndërhyjnë ndaj protestuesve në Bregun Perëndimor

Spread the love

Ushtarët e Izraelit kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të cilët protestonin kundër masakrës izraelite në Gaza,

Protestuesit palestinezë të cilët u mblodhën në rajonin verior të qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor, duke protestuar kundër sulmeve izraelite në Gaza i vunë zjarrin gomave të automjeteve në afërsi të pikës së kontaktit me ushtarët izraelitë.

Protestuesit brohoritën slogane kundër SHBA-ve dhe të Izraelit dhe protestuan kundër vrasjes së 62 palestinezëve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve nga Izraeli në Gaza.

Deri më tani nuk ka të plagosur në protestën ku ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe plumba gome si dhe gaz lotsjellës.

Palestinezët, të cilët ngritën tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, zhvilluan protesta gjithëpërfshirëse nën moton “Marshimi milionësh” për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe me rastin e 70 vjetorit të “Nakba”-s ose “Fatkeqësia e Madhe”, e cila paraqet përvjetorin e themelimit të Izraelit.

Ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe)./Rtv Drita/

Related posts

Macron sugjeron “zbukurimin” e paktit me Iranin

dritatv

Ushtria turke përfundon misionin e 22-të patrullues në Munbixh

dritatv

Turqia partneri i pestë më i madh i BE-së në tregtinë e jashtme

dritatv

Leave a Comment