Ushtarët izraelitë arrestojnë 8 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 8 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se në bastisjet e kryera gjatë natës në Bregun Perëndimor janë arrestuar 8 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Në deklaratë thuhet se personat e arrestuar janë transferuar në institucionet përkatëse për hetime.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin se palestinezët e arrestuar janë persona “të kërkuar”.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6 mijë palestinezë janë duke vuajtur aktualisht në burgjet izraelite./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi