Ushtarët izraelitë arrestojnë 22 palestinezë

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 22 palestinezë.

Nga ushtria izraelite bëhet e ditur se palestinezët janë arrestuar për shkak të “pjesëmarrjes në aktivitete terroriste”.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA lajmëron se në mesin e tyre është edhe një palestineze e arrestuar gjatë vizitës së të birit në burgun izraelit në të cilin gjendet nga viti 2008.

Zyrtarët palestinezë nuk kanë dhënë njoftim zyrtar.

Të dhënat e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.000 palestinezë, në mesin e të cilëve janë rreth 350 të mitur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi