Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një njoftim të ushtrisë izraelite, thuhet se palestinezët janë kapur në bastisjet e mëngjesit të sotëm në disa lokacione në Bregun Perëndimor.

Siç theksohet, të arrestuarit do të hetohen nga zyrtarët e inteligjencës Shin Bet.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje nëpër shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor me akuza nga më të ndryshmet./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi