Ushqimet që duhet të konsumoni për një shëndet të mirë në vjeshtë

Kalimi nga stina e nxehtë e verës në freskinë e ditëve të vjeshtës është një moment i rëndësishëm për organizmin tonë.

Temperaturat më të ulëta dhe ditët më në të shkurtra kanë ndikim të drejtpërdrejtë në trupin tonë, duke e bërë atë edhe më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe virozave të stinës.

Për të reduktuar problemet me shëndetin në këtë periudhë të vitit ju vijnë në ndihmë edhe disa ushqime të caktuara.

Bajamet

Sigurojnë një miks substancash aleate për funksionimin e mirë të trurit. Përmbajnë yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në çlirimin e serotoninës, dopaminës, noradrenalinës, hormone të kënaqësisë.

Kivi

Në këtë frut është fshehur ‘një minierë’ substancash antioksidante që ndihmojnë forcimin e sistemit imunitar dhe luftojnë sëmundjet e stinës.

Sallata jeshile

Përmban vitamina të grupit B, të cilat ndihmojnë sistemin nervor dhe nxisin funksionimin e mirë të organizmit. Gjithashtu mineralet si kaliumi dhe magnezi ndihmojnë për t’u ndier më të relaksuar.

Salmoni

Salmoni është i pasur me Omega 3, acide yndyrore të vyera për sistemin nervor. Ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës, hormon i humorit të mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi