• Home
  • KUZHINE
  • Ushqim mbretëror: Kështu përgatitet mishi i pulës, drekë e lehtë e cila nuk harrohet!
KUZHINE

Ushqim mbretëror: Kështu përgatitet mishi i pulës, drekë e lehtë e cila nuk harrohet!

Spread the love

 

Pula çerkeze është ushqim i shkëlqyeshëm nga rriskat e pulës në salcë krematoze nga arrat dhe buka.

Si ushqim i shëndetshëm pa shtesa të yndyrshme është propozim i shkëlqyeshëm për drekë të lehtë me sallatë jeshile, perime të ziera në avull dhe bukë tost.

Gjithashtu mund ta përdorni si mbushje për sandviç, transmeton Telegrafi.

Pula çerkeze

Përbërësit:

– 1 një pulë e plotë ose dy gjokse më të mëdha pule,
– 1 qepë e madhësisë mesatare,
– ½ e lugës së vogël piper kokrra,
– 5 gota ujë,
– karota,
– selino sipas dëshirës.

Për bazën:

– 300 g arra të bluara (të shtypura),
– 2 thelpinj hudhre,
– 4 rriska bukë bajat (tul pa kore),
– 1,5 gotë supe pule,
– 1 lugë e vogël kripë,
– gjysmë luge të vogël pluhur koriandre.

Për fill (sipas dëshirës):

– 2 lugë vaj ulliri,
– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar.

Përgatitja:

Gjoksin ose pulën e prerë në copa qiteni në tenxhere me ujë, shtoni qepën, perimet dhe kokrrat e piperit. Zieni në zjarr mesatar derisa të zbuten.

Mishin e zier kullojeni dhe lëreni të ftohet. Pastaj mishin ndajeni nga eshtrat dhe me dorë copëtojeni në copa të vogla.

Kubet e bukës bajat qitni në një enë të thellë dhe qitni sipër ujë në të cilin është zier mishi i pulës, shtoni hudhrën e shtypur, arrat, erëzat dhe copat e mishit të pulës dhe bashkoni mirë.

Mishin e pulës zhvendoseni në një pjatë për ta shërbyer. Nxehni veç vajin e ullirit dhe në të shtoni specin e kuq dhe qiteni sipër mishit të pulës.

Dekorojeni me majdanoz. Mund të shërbehet e ngrohtë dhe e ftohtë, si paragjellë ose si gjellë kryesore. /Telegrafi/

Related posts

Buka më e shëndetshme që ekziston: Pastron trupin nga yndyrat dhe mbetjet toksike!

dritatv

Naan, bukë e shijshme indiane, të cilën të gjithë dëshirojnë ta provojnë?!

dritatv

Çorba me mish të grirë

dritatv

Leave a Comment