Ushingtoni po humbet betejën me minjtë

Uashingtoni, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara, po përballet me agresionin e minjve, të shkaktuar nga dimri i butë dhe rritja e popullsisë.

Autoritetet e qytetit po përpiqen ta mbajnë situatën nën kontroll pasi një numër rekord i thirrjeve të qytetarëve janë regjistruar në Departamentin e Kontrollit të Ndotjes, raporton AP.

Gerard Braun, drejtor i këtij Departamentit, thotë se dimrat e butë u kanë lejuar brejtësve të riprodhohen vazhdimisht gjatë disa viteve të fundit.

Një ekspozim më i gjatë ndaj të ftohtit do të kishte konsumuar furnizimet ushqimore duke penguar riprodhimin.

Në vitet e fundit, Uashingtoni ka parë gjithashtu një rritje të konsiderueshme të popullsisë dhe përparimit ekonomik.

“Më shumë njerëz dhe më shumë para, do të thotë  më shumë restorante, që do të thotë edhe më shumë mbeturina, që do të thotë më shumë minj”, shpjegoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni ka një problem me minjtë.

Ish-kryetari i bashkisë, Anthony Williams, në fjalimin e tij kur u caktua në postin e njeriut të parë të qytetit, vuri në dukje problemin me minjtë.

Kryetari aktual parashikoi një shumë prej $ 900,000 për të përmirësuar kontrollin e brejtësve dhe më shumë të punësuarve në atë sektor. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi