Usain Bolt përgatitet për paraqitjen e parë në futboll

Njeriu më i shpejtë në botë përgatitet për paraqitjen e parë në fanellën e klubit futbollistik australian Central Coast Mariners, në një përpjekje për të arritur një kontratë profesionale.

Kampioni i tetëfishtë olimpik dhe rekorderi botëror në vrapim në 100 dhe 200 metra Usain Bolt, pas përfundimit të karrierës në atletikë, ka vendosur të vazhdojë me futbollin, kurse një shans i ka mundësuar ekipi i ligës së parë të Australisë, Mariners.

Në prag të fillimit të ligës së parë australiane në fillim të tetorit, Bolt për një javë stërvitet me ekipin e Marinersave, kurse të premten do të luaj në ndeshjen përgatitore kundër ekipit amatorë të të njëjtit klub. Për Bolt ky është një test për arritjen e kontratës profesionale.

Klubi është i vetëdijshëm për popullaritetin e Bolt dhe presin së paku 12 mijë shikues në ndeshjen që do të luhet në Gosford, që është trefishi i ndjekjes së ndeshjeve gjatë kampionatit.

“Sigurisht se jam i emocionuar. Pres që të bëjë gabime në fushë, por pres që të kem dhe arsyen që të krenohem me veten”, ka thënë Bolt.

Trajneri i Mariners, Mike Mulvey, ka thënë se do t’i jap një shans Boltit, duke shtuar se problemi më i madh i tij është adaptimi me stërvitjet në futboll.

“Bolt është i mirë, posedon aftësitë themelore dhe nuk ka problem. Çështja është se a do të mund t’i arrijë këto me shpejtësinë që kërkohet në fushë”, ka thënë Mulvey./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi