United rikthehet tek fitorja, Sanchez dhuron spektakël

Tre ditë pas humbjes kundër Tottenham, Manchester United është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur 2-0 skuadrën e Huddersfieldit në shtëpi. Romelu Lukaku zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, por të gjithë vëmendjen e mori Sanchez, i cili shënoi edhe golin e parë me fanellën e djajve.

Kiliani fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi vetë, por topin e dërgoi në rrjetë, vetëm pasi u grushtua nga portieri. Me këtë fitore, United ngushton në 13 pikë distancën nga City, që gjithsesi është shumë e madhe, pasi kanë mbetur vetëm 12 javë deri në fund të sezonit.

Goli i Xherdan Shaqirit që në minutën e 5-të nuk i shërbeu Stokes, që të marrë të paktën një pikë në transfertën ndaj Bournemouthit, pasi vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke fiksuar rezultatin final 2-1.

Swansea, pasi mposhti me radhë Liverpoolin dhe Arsenalin, arriti të marrë edhe një barazim të rëndësishëm në transfertën ndaj Leicesterit, me rezultatin 1-1.

Në takimet e tjera, Brighton mposhti West Hamin me rezultatin 3-1, ndërsa Southamptoni triumfoi në transfertën ndaj West Bromit me rezultatin 2-3./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi