Unioni profesional i Sudanit kërkon qeverisje civile

Unioni Profesional i Sudanit i ka bërë thirrje Këshillit të Përkohshëm Ushtarak të Tranzicionit (MTC) që “të heq dorë menjëherë” nga autoriteti ekzekutiv dhe t’i hapë rrugë një qeverie civile.

Në një deklaratë, Unioni e përshkroi marrjen e pushtetit nga MTC si “teatër absurd”.

Duke akuzuar MTC-në për mbrojtjen e interesave të shtetit të Sudanit “nën një maskë ndryshe”, Unioni u zotua të rezistojë në mënyrë paqësore në një qark të shtrënguar nga ushtria dhe gjendja e jashtëzakonshme.

Dje, ushtria njoftoi “tërheqjen” e presidentit Omal al-Bashir, i cili ka udhëhequr Sudanin që nga viti 1989, pas disa muajsh protesta popullore kundër udhëheqjes së tij.

Ushtria po ashtu njoftoi vendosjen e një faze dyvjeçare tranzitore që do të mbikëqyret nga MTC, pezullimin e kushtetutës së Sudanit të vitit 2005 si dhe shpërbërjen e Presidencës së vendit, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi