Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë apelon për zgjidhjen e krizës në Sudan

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, sheiku Ali al-Karadagi, bëri thirrje për formimin e një këshilli që do të punonte aktivisht në kërkim të një zgjidhjeje për krizën në Sudan.

Ai theksoi se Këshilli do të përbëhej nga përfaqësues të demonstruesve dhe zyrtarëve qeveritarë.

El-Karadagi përmes rrjeteve sociale shprehu shqetësimin për zhvillimet në Sudan dhe u bëri thirrje autoriteteve në Khartoum, kryeqytetin e Sudanit dhe demonstruesve që t’i japin fund dhunës, përfshirë vrasjet, shkatërrimin e pronës dhe shkeljet e rendit dhe qetësisë publike.

“Duhet të respektohen të drejtat e njerëzve të cilët në mënyrë paqësore kërkojnë të drejtat e tyre njerëzore”, tha Karadagi, duke u kërkuar autoriteteve të gjejnë zgjidhje adekuate për problemet me të cilat përballen qytetarët dhe për të ndëshkuar ata që kërcënojnë rendin shtetëror.

Në disa provinca të Sudanit, përfshirë kryeqytetin Khartoum, që nga 19 dhjetori 2018, qytetarët po protestojnë për shkak të standardit të ulët të jetesës.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi