UNHCR: Refugjatët përdorin rrugë të ndryshme drejt Europës

Raporti më i ri i publikuar të enjten nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), flet për një ndryshim të rrugës të përdorur nga refugjatët dhe migrantët në tremujorin e tretë të vitit 2017, në synimin e tyre për të arritur në Europën Perëndimore.

“Në muajt e kaluar, rruga për në Greqi përmes detit ka qenë më e përdorur, numri i të arriturve në Itali përmes detit shënon rënie, ndërkohë që migrantët dhe refugjatët tashmë përdorin rrugë nga më të ndryshmet me qëllim të mbërritjes në Europë”, tha Pascale Moreau, drejtoreshë e zyrës europiane të UNHCR-së.

Numri i kalimeve nga Libia në Itali shënon rënie, pasi në periudhën korrik-shtator rreth 21.700 persona kanë mbërritur në Itali përmes kësaj rruge, që është numri më i ulët në katër vitet e fundit.

Në bazë të raportit, në tremujorin e tretë të këtij viti është regjistruar një rritje e numrit të atyre që mbërrijnë në Itali përmes Tunizisë, Turqisë dhe Algjerisë, ndërsa tre nacionalitetet më në numër janë sirianët, marokenët dhe nigerianët.

Në Greqi këtë verë ka pasur një rritje të numrit të të sapoardhurve përmes rrugëve detare dhe tokësore. Në shtator, rreth 4.800 njerëz erdhën në brigjet e saj, që është numri më i madh i të arriturve në një muaj, që prej marsit të vitit 2016. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi