UNHCR: Brenda një dite në Peru kanë hyrë mijëra migrantë nga Venezuela

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë njoftoi se një numër rekord i migrantëve nga Venezuela ka kaluar në Peru.

Regina de la Portilla, nëpunëse informacioni e UNHCR-së deklaroi se 5.400 venezuelas të enjten hynë në Peru para se të vendosen kushtet e reja për hyrje të migrantëve që arratisen nga ky vend.

“UNHCR mbështet dhe plotëson përpjekjet e autoriteteve peruane që përballen me numrin më të madh të qytetarëve të Venezuelës të cilët deri tani kanë arritur në Peru”, tha Portilla.

Të premten, njerëzit qëndronin në radhë të mëdha para vendkalimit kufitar në veri të Perus ose tentonin, teksa nëpunësit kufitarë u kontrollonin dokumentet.

Nga e shtuna, Peruja do të kërkojë pasaporta dhe viza për migrantët nga Venezuelia. Peruja tashmë ka 770,000 persona nga Venezuela.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi