Unaza Lindore e Kavajës, punimet të ngadalta

Puna për ndërtimin e Unazës Lindore të Kavajës është në vazhdim e sipër, edhe pse afatet për përfundimin e saj kanë përfunduar.

E nisur në korrit të 2017 kjo unazë duhet të kishte përfunduar brenda vitit, konkretisht në fund të muajit tetor, por ende punimet në të vazhdojnë.

Ky investim i Bashkisë së Kavajës në vlerën e 153.586.724 lekë ende gjentet në gjysmën e punës, pasi deri tani është hedhur bazamenti i rrugës dhe është sistemuar vetëm një pjesë e sistemit të kanalizimeve.

Unaza Lindore e Kavajës është një segmet rrugor që pritet ti japë zhvillim kësaj zone, pasi në të është parashikuar një rrugë me dy kalime dhe parkime anësore, trotuare, sistem ndriçimi si dhe do ti jepet zgjidhje njëherë e përgjithmonë problemit të kanalizimeve, duke sistemuar kanalizimet e ujrave të bardha dhe të zeza.

Sipas informacione të Drita TV, Ky segment i rëndësishëm i qytetit do të përfundojë në fillim të muajit shtator ndërsa pritet të lehtësojë ndjeshëm edhe qarkullimin e automjeteve në qytet.

/Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi