Unaza e Re, opozita denoncon Biba-n: kompani nën sekuestro

PD vijon të denoncojë ato që i konsideron anë të errëta të projektit të ndërtimit të Unazës së Re. duke qëmtuar në dokumenta shtetërore, opozita ka pikasur probleme me një prej kompanive fituese. Zëdhënësia Ina Zhupa tha se Biba X ka qenë nën sekuestro

Historia e sekuestros për kompaninë Biba X, që ka marrë tenderin korruptiv të Unazës së Re, bashkë me një kompani fantazëm, pa pronarë të identifikuar, është përsëritur.  Për ironi, kompania që, bashkë me Inspektoriatin e Ndërtimit, shemb godina tek sheshi ‘Shqiponja’, është nën sekuestro nga vetë IKMT-ja. 

Dokumenti që po publikojmë sot mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm  të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në  kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj. Situata është sa absurde, aq edhe jo ligjore. Një kompani që ka çdo pasuri nën sekuestro dhe pasuritë e saj mund të dalin në ankand, nuk mund të kryejë punë publike”, tha zëdhënësja Zhupa.

Opozita, pos që është vënë krah banorëve protestues të Unazës, ata të cilët nuk pranojnë t’u prishen shtëpitë, është angazhuar dhe në denoncimin e projektit të cilin e konsideron plot abuzime. /tesheshi.com/      

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi